TIRANË – Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Nishani ka vlerësuar karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve.
Ai deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian dhe gatishmërinë të ofrojë përvojën e saj për proceset integruese; në vijim, përgëzoi klasën politike shqiptare të Kosovës për një përqasje racionale ndaj pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, duke pranuar logon e KQZ-së.
Kryeministri Thaçi nga ana e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Shqipërisë dhe nënvizoi vendosmërinë që Kosova të ecë në rrugën e reformave dhe integrimit euroatlantik.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com