Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar sot qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me vendet "Schengen" të Bashkimit Europian.
 
Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, Nishani ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Schengen’.
 
Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa për suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Redaksia Online
s.m/Shqiptarja.com