TIRANE - Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani ka kërkuar nga Maqedonia që në respektim të marrëveshjes së Ohrit të ndarmarrë hapat për qetësimin e situatës si dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Në reagimin për përleshjen e armatosur në Kumanovë, komunën e banuar nga shqiptarët, presidenti Nishani thekson se ushtrimi i forcën nuk ndihmonë në qetësimin e situatës e vëcanërisht në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Në një reagim zyrtar të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit shpreh ngushëllime shqiptarëve e maqedonasve për të dashurit e tyre që humbën jetën.
Reagimi zyrtar i Presidentit Nishani
Presidenti Nishani shpreh shqetësimin për situatën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë. Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Presidenti i Republikës thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com