TIRANE- Një ngjarje e pazakontë nga ndodhur në Fushë-Krujë,ku një 73-vjeçar teksa ka qenë duke kullotur delet në fushë, është goditur me makinë nga nipi i tij Dilaver Selimi. Gjithçka ka filluar si shaka, ku nipi i dehur ka dalë nga rruga me makinën e tij me targa KR 2134 A dhe ka shkuar drejt xhaxhait të moshuar që ndodhej me dele në një arrë të mbjellë me jonxhë. Mirëpo teksa, i ka ardhur rreth e rrotull tufës së deleve, Dilaver Selimi ka goditur me makinë xhaxhain e tij të moshuar, teksa ky i fundit qëndronte ulur mes bagëtive.

Nga kjo goditje i moshuari ka pësuar disa dëmtime në kofshën e majtë dhe dorën e majtë, por pa qënë në rrezik për jetën. Kjo ngjarje ka rënë në veshin e policisë së Kurbinit (Laçit), e cila ka arrestuar me iniciativën e vetë të akuzuarit, Dilaver Selimi.

Deri këtu për familjarët gjërat duket se po shkonin normal dhe se të gjitha këto veprime kryheshin për verifikime, por të afërmit e Dilaver Selimit, kanë mbetur të habitur kur policia e Kurbinit ka ngritur ndaj tij akuzën e “Vrasjes në familje mbetur në tentativë”, duke rrezikuar rreth 20 vite burg. 

vrasja ne jonxhe

vrasja ne jonxhe