Nisi të gjuante me pistoletë pas koncertit, qëllohet për vdekje agresori në Nju Jork (PAMJET)

NJU JORK- Një burrë u qëllua për vdekje nga policia në shkallët e një katedraleje në qytetin e Nju Jorkut të dielën pasi filloi të gjuante me armë në fund të një koncerti për Krishtlindje.

Të shtënat me armë filluan pak para orës 4 pasdite në Katedralen "Saint John the Divine".

Koncerti 45-minutësh sapo kishte përfunduar dhe një turmë me dhjetëra njerëz po largohej kur personi i armatosur filloi të qëllonte, duke bërë që njerëzit të vraponin duke bërtitur.

Policët, që ishin në vendngjarje qëlluan me 15 fishekë, duke vrarë në vend agresorin.

Agresori ishte veshur me të zeza, me një kapelë të bardhë dhe një maskë në fytyrë. Në njërën dorën mbante një pistoletë.

Autori në momentin e sulmit

Burri kishte precedentë kriminalë dhe mbante një çantë shpine në të cilën kishte një kuti me benzinë, litar, tel, thika dhe një Bibël.

Arma e autorit

Sendet e autorit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër