Nisin aplikimet për Llotarinë Amerikane, qytetarët: SHBA-ja vend ideal për një të ardhme më të mirë (VIDEO)

Sot në orën 18:00 nisën aplikimet për llotarinë amerikane, ku cdo person që është i interesuar për të aplikuar do të mund ta bëjë këtë duke aplikuar falas në regjistrimin elektronik, deri më datë 5 nëntor. Për Report Tv, një pjesë e mirë e qytetarëve thonë se do të aplikojnë, gjë që siç shprehen ata e kanë bërë edhe në vitet e kaluara, por pa pasur fatin të jenë fitues.  Por ka edhe nga ata që nuk janë të interesuar.

Unë kam aplikuar në fakt, është vend që për shqiptarët është pak ideal kështu që asnjëherë nuk them jo nëse del mundësia realisht. Po kam aplikuar, për dy vite rresht, normalisht që nuk më ka dal. Mendoj se po, hera e parë që aplikojë, për një të ardhme më të mirë. Jo nuk do aplikojë, sepse kam të gjithë familjen këtu dhe nuk kam pse të aplikojë. Asnjëherë në botë, nuk kam aplikuar asnjëherë, është larg shumë është përtej oqeani”t-u shprehën disa nga qytetarët

Qytetarët duhet të kenë kujdes, që të mos aplikojnë më tepër së një herë gjatë afatit, në të kundërt do të skualifikohen. Gjithashtu është mirë që aplikimet mos të lihen për në momentin e fundit, kjo prej ngarkesës që shkakton dhe bllokim të faqes.

Në foto nuk duhet të përdorin syze dhe as objekte të tjera si kufje apo kapele. Këto  janë disa nga pikat që qytetarët duhet të kenë parasysh që aplikimi i tyre mos të skualifikohet. Pas përzgjedhjes në mënyrë rastësore, të aplikimeve të kualifikuara, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/10/2019 20:05

    Hamall dhe vetem hamall. Amerika me lloto mer veç hamallin ndersa kokat i mer pa lloto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë