Prej një muaj kompania kanadese “Banker Petrolium” ka punuar pavaresisht një urdhëri për pezullimin e aktivitetit, të firmosur nga Ministria e Mjedisit. Pak orë pas shpertimit të disa puseve të naftës në fshati Marinzë, që po shkakton një ndotje shumë të madhe ende të pallogaritur, televizioni A1 Report zbulon këtë dokument ekskluziv: Sic e shihni me datë 27 Shkurt 2015, ku rezulton se është urdhëruar pezullimi I aktiviteteve të kësaj kompanie nga vetë Ministria e Mjedisit.

Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit nga A1Report se kompania Bankers Petrolium ushtronte ende aktivitetin ndonëse ishte e pezulluar prej një muaji, policia dhe Prokuroria kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me aktivitetin e kësaj kompanie.