TIRANË - Menjëherë pas vendimeve të para të qeverisë Rama, ka pasuar një padi civile për shfuqizim akti administrative. Sot pranë Gjykatës së Tiranës është regjistruar padia e qytetarit Sami Neza kundër Këshillit të Ministrave.
Me këtë padi, kundërshtohet akti administrativ, si dhe kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë absolute nga ana e kësaj Gjykate të vendimit nr. 3, datë 30.09.2013 të qeverisë Rama “Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr. 310, date 19.04.2013 të Këshillit të Ministrave 'Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave'”. Neza ka kërkuar edhe pezullimin e aktit administrative në fjalë, me vendim gjykate.
Sami Neza, me profesion gazetar, bënte pjesë në Këshillin e Statistikave, të emëruar nga qeveria Berisha, pjesëtarët e të cilit u shkarkuan në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama.
Detaje të çështjes civile Nr. 18080
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 18080
Dt. e regjistrimit: 03.10.2013
Paditesit: Sami Neza
Te paditurit: KËSHILLI I MINISTRAVE
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Baza Ligjore: Neni 121 - 129
Objekti:
Kundërshtim akti administrativ, konstatimi i pavlefshmërise absolute të venidmit Nr. 3 Datë 30.09.2013, të Këshillit të Ministrave, 'Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit Nr. 310, datë 19.04.2013 të Këshillit të Ministrave 'Për emërimin e anëtarëve të këshillit të Statistikave' Pezullimi i aktit administrativ, Nr. 3 datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave 'Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit Nr. 310 datë 19.04.2013 të Këshillit të Ministrave 'Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave'
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Anila Capo-Zerë
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com