Një ndër pikat e marrëveshjes të liderëve të eurogrupit dhe Greqisë është fakti se asetet prej 50 milardë euro Greqia do t’i transferojë dhe më pas do të privatizohen nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Pika kryesore mbetet se do të menaxhohen nga grekët.
 
Ky fakt, ka shërbyer që të nisin menjëherë kundërshtitë e para nga partia e kryeministrit Tsipras Syriza, i cili i çon parlamentit peshën e madhe të marrjes së një vendimi përballë kushteve të rrepta të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
 
Zërat e parë kundër vijnë nga zëdhënësja e Syrizas në Londër Marina Prentoulis e cila në reagimin e saj thotë:
“Ne kemi mijëra njerëz të cilët kanë vrarë veten për shkak të problemeve ekonomike , 60% e të rinjve tanë janë të papunë, 27% e popullsisë së përgjithshme është e papunë, kemi një rritje të borxhit nga e cila ekonomia greke është reduktuar me një të katërtën. Unë jam vërtet e shqetësuar nga këto masa. Kjo është e qartë ata kanë qenë në një presion Europian për arritjen e marrëveshjes . Ajo çka ne të gjithë themi se kemi të bëjmë me një grusht shteti.”

Por jo më pak të ashpra kanë qenë edhe kritikat ministri grek i Energjisë si dhe lider i partisë radikale të Syrizës, Panagiotis Lafazaris i cili e ka cilësuar marrëveshjen si “Marrëveshje fyese” .

Ajo çka mbetet për tu parë është fakti se a do të miratohet marrëveshja nga parlamenti grek.
 
Nga fondi i garancisë 50 miliardë euro, 25 miliardë € do të përdoren për rikapitalizimin e sistemit bankar dhe pjesa tjetër 25 miliardë € do të përdoret për uljen e borxhit të brendshëm edhe për investime publike. Ky fond do të krijohet në Greqi dhe të menaxhohet nga autoritetet greke nën mbikëqyrjen e Institucioneve përkatëse evropiane.

Aleati i Cipras kundër marrëveshjes
Pas publikimit të arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe BE-së për krizën financiare, ministri i Punëve të Brendshme dhe lider i partigë Grekët e Pavarur, Panos Kammenos. Në një postim në Twitter, Kammenos ka postuar foton e një vajzë duke kundërshtuar kështu marrëveshjen e arritur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)