Nisin punimet për rehabilitimin
e parkut Divjakë Karavasta

Nisin punimet për rehabilitimin<br />e parkut Divjakë Karavasta
LUSHNJE-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka përuroi fillimin e punimeve të projektit për Rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta. 

Gjatë përurimit, Ministri Koka i cili shoqërohej edhe nga deputeti i zonës, Erjon Brace, tha se me këtë projekt synohet përmirësimi i infrastrukturës për mbrojtjen, menaxhimin dhe informimin e vizitorëve të këtij Parku.

“Eksperiencat botërore dhe evropiane tregojnë që parqet bëhen për të qenë të shfrytëzueshëm nga njerëzit dhe njerëzit kanë për të detyrë ti mirëmbajnë dhe ti ruajnë ato. Përderisa qytetarët e kësaj zone mundën në kohë të vështira ta ruajnë këtë zonë jam i bindur që kemi për detyrë ti ofrojmë tashmë një kualitet më të lartë, jam i bindur që do e çojmë më tej këtë park duke i dhënë ato vlera që ai meriton.”

Në kuadër të kësaj nisme parashikohet pastrimi nga mbetjet i gjithë sipërfaqes së parkut, vendosa e koshave që mundësojnë ndarjen e mbeturinave, vendosja e 70 stolave te drurit, ndërtimi i kullave të vrojtimit dhe i urave për ta bërë më të aksesueshëm këtë park.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës