BRUKSEL - Në Bruksel ka nisur takimi i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashtin, me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, dhe delegacionin e tij. Takimi pasohet nga bisedime të ngjashme të baroneshës Ashton me delegacionin e Kosovës, i cili kryesohet nga Kryeministri Hashim Thaçi.
Të gjitha këto i paraprijnë takimit trepalësh Thaçi-Ashton-Daçiç, pasi sot do të diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
”Ndërmjetësja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Baronesha Catherine Ashton dëshiron që takimi i sotëm në Bruksel, të rezultojë me hapa konkretë për implementimin e marrëveshjes”, ka deklaruar Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton.
Ajo ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka rëndësi thelbësore.
Kurse, Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dje ka shprehur optimizmin e tij që mund të arrihet marrëveshja për planin e zbatimit.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dje ka deklaruar se “nga Beogradi pritet që deri në fund të javës të hartojë planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit ku do të caktohen afatet dhe veprimet që do të përfundojnë në periudhën e caktuar”.
Gjatë vizitës së djeshme në Beograd dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, është takuar me të dy kryeministrat, ku vlerësoi se marrëveshja është “historike”, por ka kërkuar “hapa konkretë” për implementimin e saj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com