Nisin zyrtarisht bisedimet për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

Nisin zyrtarisht bisedimet për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Evropa Tani” dhe kandidati i mundshëm për kryeministër i Malit të Zi, Milojko Spajiç, nisi zyrtarisht të enjten bisedimet për qeverinë e re. Fillimisht u bisedua me partinë e moderuar malazeze, “Demokratët” dhe me koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, parti kjo e spektrit politik proserb. Lëvizja Europa Tani, e cila fitoi më shumë vende në parlament, gjithsej 24 mandate, nesër pritet të zhvillojë bisedime me partitë e pakicave në Malin e Zi, dy koalicione shqiptare dhe me partinë kroate.

“Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare janë plotësuar kushtet që negociatat të nisin zyrtarisht. Parimet e propozuara do të jenë bazë për formimin e qeverisë dhe presim një kontribut konstruktiv nga partnerët e ardhshëm në procesin e negociatave. Lëvizja Europa Tani synon krijimin e një qeverie të re që do t'i përkushtohet përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Malit të Zi dhe përshpejtimit të integrimit evropian”, tha Spajiç.

Kryesia e Lëvizjes Europa Tani ka miratuar 10 parime për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, të cilat u janë dërguar partnerëve të mundshëm në qeverinë e ardhshme, përveç Partisë Demokratike Socialiste të ish presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjes URA të kryeministrit në largim Dritan Abazoviq, të cilët Lëvizja Europa Tani nuk dëshiron që të marrin pjesë në qeverinë e re.

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, ku siç thanë ata, “do të jenë në gjendje të nxisin reformat në lidhje me anëtarësimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përfaqësuesit e lartë të BE-së Josep Borel dhe Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli thanë se e vlerësojnë angazhimin e Malit të Zi për anëtarësimin në BE.

“I inkurajojmë që të përqëndrohen shpejt në ndërtimin e një konsensusi për veprimet prioritare të nevojshme për të përmirësuar Malin e Zi në rrugëtimin e tij drejt BE-së, veçanërisht në fushën e sudimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi konsiderohet si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Sipas parashikimeve të Lëvizjes Europa Tani, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë.

Seanca e parë e parlamentit të Malit të Zi është caktuar për javën e ardhshme, më 27 korrik, në orën 12:00./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale