Nisja e vitit akademik 2019, Sallaku në Report Tv: Cilësia është kryesore, fluks studentësh tek mësuesia

TIRANË-Ditën e sotme ka startuar në të gjithë vendin viti i ri akademik 2018-2019, në arsimin universitar. Dritan Sallaku, shef i Programit të Arsimit të Lartë, ka qenë i ftuar në studion e Report Tv, ku ka sqaruar situatën e nisjes së vitit të ri akademik.

Sallaku ka thënë se ka një fluks të shtuar në programet e studimit të mësuesisë, që tregon sipas tij, se ndryshimi i kritereve nga ministria e Arsimit, ka dhënë efektet e para.

Jemi në një fazë intensive të finalizimit të pranimeve. Brenda javës do përmbyllet. Pranimet, do doja të nënvizoja si një pikë të fortë, që është fluksi i shtuar në pranimin tek programet e studimit të mësuesisë. Kemi disa programe që janë të preferuara nga studentët, dhe Ministria ka marrë nismë për ndryshimin e kritereve për pranimin e tyre. Duhet konsideruar raporti i krijuar gjatë këtij viti për shtimin e këtij kriteri, ku nota mesatare ishte 7 e lartë, në ndyshim nga vitet e kaluara. Ka nevojë të përmirësohet intesivisht aftësimi i tyre.

Dritan Sallaku, shef i Programit të Arsimit të Lartë

Sallaku ka thënë se nëse dikur një nga degët më të kërkuara ishte juridiku, sot shihet se një nga më degët më të pëlqyera është mësuesia apo edhe ekonomia.

Nëse e analizojmë në kufijtë e përqindjes së pranimit, do mbetemi në kuota të stabilizuara. Kemi ndryshim të preferencave. Dikur pëlqehej juridiku, sot mësuesia dhe ekonomia. Ky është një realitet i ri. Çdo kandidat ka mundur të shohë renditjen e tij, bazuar në rekordet e tij. Kanë patur të drejtën për të kontestuar rezultatin. Është rregulluar çdo gjë me procedurë. Deri më tani e them me përgjegjësi se s’kemi patur raste ankimimi.

Dritan Sallaku, shef i Programit të Arsimit të Lartë

Sallaku ka folur edhe për problemet me mbylljen e degëve në rang vendi. Ai ka theksuar se situata nuk është alarmante ndërkoheë që pritshmëritë nga ministria janë të larta.

Degë të mbyllura. Duhet paraparë dhe analizuar këto programe. Në analizat e deritanishme, nuk na rezulton që situata të jetë alarmante. Ka vështirësi në programe të caktuara. Kemi disa universitet me degë të shumta të arsimit profesional që kanë shumë regjistrime. Pritshmëritë tona janë të larta. Do bëhet një analizë e plotë.  Unë mbështes cilësinë. Sistemi arsimor ka nevojë për burime të shëndetshme profesionale.  Na duhet të informohen të gjithë studentët.

Dritan Sallaku, shef i Programit të Arsimit të Lartë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë