Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 - 09:00 të mëngjesit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë.

Gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes.