2 vite burg nëse vret ose i keqtrajton kafshët në Shqipëri

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal ku vrasja e kafshëve shtëpiake, keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve do të konsiderohet krim.

Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronaret e tyre, ndërsa për eksperimentet 3 vite.

Gjithashtu në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal të gjitha dënimet do të shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Tashmë cështja do të kalojë në Komisionin e Ligjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo: 30/05/2019 18:00

    Klodi dhe Ligji, ka ligj qe rregullon mbajtjen e kafshes me maske ne goje ne ambjente publike nese kafsha paraqet rrezikshmeri. Jane pjese e paketes per ndryshimet e kodit penal dhe penalizohet i zoti i kafshes nese cenohet siguria e dikujt. Per rastin e aksidentit me makin i zoti i makines penalizohet vetem nese ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nese n qytet shkel nje qen me 90KM/h je ne faj sepse qyteti nuk parashikon asnje rruge me 90km/h. Ne cdo rast brenda qytetit po te respektohen shpejtesite urbane nuk shkakton viktima as ne njerez as ne kafshe sepse ke kohe reagimi. Ne autostrade eshte tjeter gje dhe nese qeni eshte me pronar dhe shkakton aksident, pronari mban pergjegjesi.

    Përgjigju
  • klodi: 30/05/2019 07:36

    Une jam dakort me ligjin qe kini nxjerre por nese kafshet shtepiake.kur dalin ne rruge dhe shtypen nga makinat kush denohet ne kete rast i Zoti kafsheve apo i Zoti makines...

    Përgjigju
  • ligji: 29/05/2019 21:27

    Po per ata qe kane qener dhe dalin ne rruge duke i lene zgjidhur do kete ligje per gjobitjen dhe denimin e tyre_

    Përgjigju
  • adamo311: 29/05/2019 19:42

    Nese u hedhe antareve te organeve shteterore molotov cocktail, nuk te bene kush gje, po per keqtrajtim kafshesh, 2 vjet burgim. Epilugu: Tek shqipetaret vlene me shume qeni se sa polici!!! Poshte Cabalo-kazaret (Georg Soros aka György Schwartz, MacKenzie Bezos, Fethullah Gülen,Bill Gates,..te cilet VETEM paraqiten si Filantrop shiko open society) , e sherbyesit tyre. Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici