Nisma e opozitës, Basha: Vettingu në politikë duhet të bëhet pa vonesë, Rama gënjen (VIDEO)

TIRANE-Sot do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar nismën e PD për vettingun në politikë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook ku vendos përballë deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama, ndërsa e shoqëron me statusin ‘Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen!’. Lideri i PD, akuzon kryeministrin se gënjen, ndërsa shton se vettingu në politikë duhet të bëhet pa vonesë.

Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu. Tre vjet më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në kuvend. Edi Rama gënjeu. Sot Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin. Edi Rama përsëri gënjen. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë

Lulzim Basha

Në datë 7 shtator, PD depozitoi projektligjin në Kuvend, që synon ndryshimin e Kushtetutës, por shumica e ka kundërshtuar. Kryedemokrati në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ndërkohë që Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irma: 26/09/2018 13:26

    Shume mire te fillojme me Saliun ne fillim.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/09/2018 12:49

    Te themi te verteten sic eshte; Hapa fjalorin e gjuhes shqipe dhe tek fjala Genjeshtar i Paturp me doli fytyra e Bashes.

    Përgjigju
  • Loku: 26/09/2018 11:55

    Shum e drejt, të lumt z. Basha. Fillojeni me rrugën e kombit. U fshehe deri në sekondën e fundit të afateve. Mos harro lyej dhe buzët me të kuq.

    Përgjigju
    • konjak: 26/09/2018 14:00

      Shkaterrimi i shqipetareve vjen nga politika.Le te filloi nga krietari i opozites.Te gjith shqipetaret duhet ta din;Nese politika pastrohet,sigura shpetim i shqipetareve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë