Nisma e PS për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta flet me iniciale: Mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Të mblidhet Kuvendi, ta sqarojmë

Nismën e Partisë Socialist për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta e konsideron qesharake. Ai iu rikthye dosjes që ka dalë për të ku përmendet se ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale. Gjatë një konference për media të dhënë nga selia e Partisë së Lirisë Meta tha se shumë shpejt do të provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Sipas tij kjo çështje do zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Ai sulmoi edhe kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me grupet kriminale. 

"Tao Tao, është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet  etij me grupet kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme aq sa [partia e tij e spostoi nga Elbasani. Kam një kundërshtim shumë serioz për Tao Taon, sepse duhet ti dalim për zot disa negociatave që t jemi para me këtë qeveri. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur zonja Lindita e parlamentit. Unë jam shtetar dhe duam s'duam është si është jy parlament, një qamet i vërtetë, jemi një hap përpara sepse ka një opozitë të vërtetë Të mblidhemi q sot por Tao Tao duhet ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte përgjuar një drejtor dha dorëheqjen, sekretari i përgjigjëm dje doli kryeministri dhe bëri autokritike. Në rastin e IM të Tao Tao… Provohet shumë qartë që në kohën kur ka qenë Ilir Meta Presidenti i republikës, shefi i ‘tao taos’ ka urdhëruar ka garantuar një mbrojtje për N. L dhe ish shiksin A.H të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar dosjen e qytetarit  F.T i cili është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tromakset Lindita Nikolla do të tronditen senatorët atje sesi guxohet edhe pas 30 vitesh manipulohet në mënyrë kriminale e një të riu 19-vjeç tani qytetar i lirë amerikan vetëm për të goditur politikisht Presidentin e Republikës. Manipulimi ka ndodhur para 25 korrikut. Përmasat e këtij skandali do të jenë për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka tejkaluar çdo vijë të kuqe, por edhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto me Edvinin do ta ketë për turp dhe shumë shpejt do të grisë atë. Do të shkoj vetë në Parlament, në seancë plenare dhe ata t’i sjellin të gjithë këta N. L, A.H apo të tjerë. Kjo është Pjesë e një axhendë anti kombëtare. Që sot të mblidhet parlamenti, ta zgjidhim, sepse në shtator kemi shumë punë të tjera. Mbase kjo e qetëson edhe Linditën të bëjë pushime tamam se Tao Tao e di mirë se kjo është trillim. Ilir Meta ka bërë gabim që i ka toleruar kaq shumë këta mostra sepse nuk e ka menduar kurrë që do të arrinin deri këtu", tha Meta. 

Kujtojmë se me nisjen në shtator të sesionit të ri në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste ka njoftuar se do të ndërmarrë nisma për ndërhyrje ligjore sipas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve. Përmes një postimi në Facebook, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri thirrje që Parlamenti të miratojë shpejt projektligjin e PS sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë.

“Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit”, tha Balla.

Ky reagim nga Partia Socialiste vjen pasi ish presidenti Ilir Meta rezultoi në një dosje i përmendur si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit. Kujtojmë se Report Tv siguroi  dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Personi i cili dyshohet se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mësoi gjithashtu se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.  Sipas një denoncimi të mbërritur në Autoritetin e Dosjeve Filip Talo është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta. 

Megjithatë, Report Tv disponon gjithashtu dokumente që vërtetojnë se ish presidenti Ilir Meta ka përdorur dy mbiemra për të fshehur të shkuarën e tij në ish Sigurimin e Shtetit.

Berisha u shpall 'non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu, i është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 11/08/2022 18:22

    KY MOSTER SI NUK I VJEN TURP PLEHRES KY QE RRINTE 1000 METRA MBI NIVELIN E DETIT DMTH SHPELLAR SI SHPELLARI VICIDOLIT ,DHE KA ZBRITUR 1 VJEC NE TR ,E KUJT I PLASI PER KETE KARAGJOZ QE DEL 3 HER NE DIT I VEREMOSURI TE SHOH MONEN DHE TE KUJTOJ FJALET E FATOS NANOS ATE TE BEJ CFAR I THA PER GRUAN E TIJ TE NDYR ,

    Përgjigju
  • Dakord: 11/08/2022 12:57

    Atehere qenka e vertete qe ti ke qene spiun!!!??? Permend iniciale dhe jo emra shiksash, dmth i kercenon, nderkohe ke nje menyre me te thjeshte per tu mbrojtur: beji kerkese autoritetit te dosjeve vete. Kaq e thjeshte eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë