TIRANË- Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërkojnë të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste. Projektligji është depozituar në Kuvend nga deputeti Artur Roshi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokratike.
Nisma ligjore e deputetit Roshi parashikon zgjerimin e periudhës së dëmshpërblimit nga 1944 deri me 1991’ që ishte, 1941 deri me 1991".
Por duket se kjo nismë nuk është mirëpritur nga mazhoranca. Deputeti i PS, Spartak Braho, në një reagim për Report Tv e ka quajtur këtë nismë të Artur Roshit një provokim, pasi sipas tij kërkon të dëmshpërblejë ata bashkëpunuan me nazi fashizmin.
“Roshi është një mbeturinë e kolaboracionistëve ballisto-fashiste që provokon me këtë nismë popullin shqiptar. Kjo maxhorancë nuk mund ta votojë këtë projekt, deshirë të z.Roshi që kerkon të dëmshpërblejë të pa shpërblyeshmit e mundur në luften e dytë botërore që bashkëpunuan me nazi fashizmin”, tha Braho.
Në relacionin e projektligjit, deputeti Roshi thotë se shkaku u humbjes së jetës gjatë luftës është i njëjtë kundërshtia e komunizmit", ashtu siç edhe ishte edhe pas luftës, gjatë regjimit komunist.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën
16 Prill, 19:02
-
Tri përballjet e Berishës me drejtësinë - Si i shpëtoi arrestimit në ’98-n dhe tri orët e izolimit në policinë e Tiranës në vitin 2000
6 Prill, 19:26
-
Të pathënat e 97', ish-deputeti Spartak Braho në 'Frontline': Ngjarje të mbushura me gjak! Berisha përgjegjës, priste të arratisej por ndërhyri OSBE
5 Mars, 18:49
-
Spartak Braho tregon si u mor Sali Berisha me forcë në komision në '98: Është frikacak! Janë 260 djem tropojanë të vrarë, duhet të përgjigjet
19 Dhjetor 2023, 18:44
-
Roland Qafoku: Përse Federata e Opozitës është e destinuar të dështojë
27 Nëntor 2023, 17:45
-
Spartak Braho: Strasburgu kërkon rihetim të plotë të 21 janarit! SPAK e merr në dorë brenda këtij viti! Fajtor kryesor Berisha, urdhëroi vrasjet
14 Nëntor 2023, 19:29
-
'Berishës t'i mbyllet goja, është emergjencë kombëtare e patriotike' Spartak Braho në Report Tv: Do të gjakosë popullin
1 Nëntor 2023, 13:21
-
'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'
5 Tetor 2023, 13:47
-
Spartak Braho në SPAK, 'për punë profesionale'
12 Shtator 2023, 11:51
-
Spartak Braho: SPAK-u vonon, por nuk harron jo vetëm për Saliun! Tek ‘guri me vrime’ do kalojnë të gjithë të korruptuarit! Koalicioni me Metën, hesap matrapazësh politike
31 Korrik 2023, 20:41
-
Kërkoi strehim politik, Agron Tufa u zgjodh në mënyrë të paligjshme në krye të ‘Krimeve të Komunizmit’, ISKPK ‘han pa porta’, abuzime me tendera e falsifikime
31 Maj 2023, 18:58
-
Celibashi nuk regjistroi PD, debate në Repolitix, Kthupi: Akt politik, prapaskenë që të dilte Basha në skenë! Haklaj: Qokë për Berishën! Roshi: Vendim i drejtë
14 Mars 2023, 21:58