Nisma e Xhafajt për Vetting në Polici, Sandër Lleshaj e konfirmon procesin në takimin me Sobotka-n

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj konfirmon nisjen e procesit të Vetting-ut në Policinë e Shtetit. Në takimin që zhvilloi sot me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme.

Duke u ndaluar tek reformat e realizuara, z.Sobotka theksoi se Vetting-u në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces, dhe në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjekjet e Shqipërisë për të vijuar më tej. 

Gjithashtu, Presidenti Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal, thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Brendshme për këtë takim.

Më tej Lleshaj shtoi se lufta kundër krimit të organizuar do të njohë të tjera rezultate. Ministri i konfirmoi bashkëbiseduesit se Task Forca Speciale, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si një punë e nisur nga ministri paraardhës, do të vijojë më me forcë e ritëm, duke përfshirë gjithë strukturat dhe agjencitë ligj zbatuese. 

Në vijim ai u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gjatë bisedës, ministri i Brendshëm parashtroi kërkesën për asistencë logjistike dhe trajnime për Policinë e Shtetit. Ai e njohu kreun e parlamentit austriak me vizionin e tij, për modernizimin e Policisë së Shtetit.  Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë vlerësoi maksimalisht punën që është kryer për menaxhimin e kufijve dhe flukseve migratore, prej Policisë së Shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës