NISMA këmbëngul kundër rritjes së numrit të zv/ministrave


PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Nisma për Kosovën vazhdon të kundërshtojë rritjen e numrit të zëvendësministrave që pritet të ketë Qeveria aktuale, pasi kjo, sipas tyre, dëmton rëndë buxhetin e varfër të Kosovës.
Sipas KosovaPress, një tjetër arsye pse ata e kundërshtojnë këtë rritje, është se kjo Qeveri, sipas tyre, ka një mbingarkesë me kosto nga ministritë përkatëse.
NISMA doli në një konferencë për mediat, pas analizës financiare të bërë nga ana e ekspertëve të saj, të cilët janë fokusuar në projektet buxhetore si dhe në kabinetet e zv/ministrave në Qeverinë e kaluar.
Po ashtu është dhënë një mesatare e shpenzimeve të këtyre kabineteve se sa do t'i kushtojë kostoja e kabinetit të zëvendësministrave buxhetit të Kosovës.
Shyqiri Bytyqi, ekspert për çështjet ekonomike dhe financiare të kësaj partie, tha se pas analizës së tyre ka rezultuar se një kabinet i një zëvendësministri e ka koston mbi 69 mijë euro, ndërsa nëse rritet numri i zëvendësministrave për një kabinet, kostoja do të jetë e papërballueshme për buxhetin e vendit tonë.
Sipas tij, po ashtu në bazë të këtyre konkludimeve del se nga kursimet të cilat do të siguroheshin nga mosrritja e numrit të zëvendësministrave do të mund të siguroheshin vende të reja pune.
"Për një vit kursime, mund të hapen 146 vende të reja pune, ndërsa në 4 vite do të krijohej mundësia të hapeshin 583 vende të reja të punës", tha ai./m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion