“Nisma për Kosovën” e ka cilësuar mospranimin e Kosovës në UNESCO si një dështim të diplomacisë së Kosovës. Sipas tyre, mos anëtarësimi është një lajm shumë i keq për Kosovën.Në një reagim të kësaj partie thuhet se lufta agresive diplomatike e Serbisë, e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCO e mbështeti në një strategji fashiste dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS’in, sot fitoi..
Më tej në njoftimin për shtyp, partia “Nisma për Kosovën” kritikon qeverinë e e Kosovës e cila po zgjedh një politikë nënshtrimi. “Rruga që ka zgjedhur qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë”.
Sipas tyre, mospranimi i Kosovës në UNESCO është fiasco e diplomacisë së Kosovës.
“Fatkeqësisht kësaj fushate agresive të Serbisë, diplomacia kosovare në vend se ti përgjigjej me fakte dhe argumente se ishte regjimi kriminal i Serbisë ai i cili posaçërisht nga viti 1990 duke kulmuar në 98 e 99, zbatoi politikë shtetërore për të çrrënjosur kulturën trashëgimin dhe çdo vlerë tjetër që lidhet me identitetin dhe historinë e Kosovës, përkundrazi diplomacia kosovare kësaj fushate serbe iu përgjigj me disa vizita në Paris dhe takime duke dërguar mesazhe se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është çështje e kryer”- thuhet në reagim.
Përkundër këtyre, NISMA falënderon të gjithë miqtë e Kosovës të cilët lobuan dhe votuan në favor të Kosovës.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com