Nisma për Këshillimin Kombëtar, formularët e Bashkëqeverisjes u dërgohen në shtëpi banorëve të Tiranës! Rama publikon pyetjen e gjashtë, pyet qytetarët nëse duhet të legalizohet kanabisi ose jo

Nisma për Këshillimin Kombëtar, formularët e Bashkëqeverisjes u dërgohen në shtëpi banorëve të Tiranës! Rama publikon pyetjen e gjashtë, pyet qytetarët nëse duhet të legalizohet kanabisi ose jo

Kryeministri Edi Rama

Formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë banorëve të Tiranës në shtëpi. Qytetarët mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Ndërkohë qytetarët kanë mundësi që t’i plotësojnë formularët e pyetjeve për bashkëqeverisjen edhe online, ndërkohë që në çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen forumularët. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë adresën online, i fton qytetarët të plotësojnë formularët dhe thekson se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin. Kreu i qeverisë ka publikuar pyetjen për legalizimin e kanabisit, e cila ka zgjuar shpesh herë debate, ndërsa kërkon mendimin e qytetarëve për lejmin e tij ose jo.

‘Për të ecur më shpejt e për t'u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon Keshillimi Kombëtar!’- shkruan kreu i qeverisë.

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Qeveria, në mandatin e saj të 3 qeverisës, ka vendosur që të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve për çështjet me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë. Kjo do të bëhet përmes nismës "Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë", që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një kuvendim popullor me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të dhënë mendimin e tyre për çështjet me rëndësi.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/01/2022 02:09

    Ketu ne U.S.ka shtete qe e kane legalizuar,ose po shkojne drejt legalizimit te marjuanes.Kjo vendoset me referendume shteterore per te luftuar epidemine e drogave te forta,sepse kanabisi nuk te vret si ato,por eshte akoma krim federal.Legalizimi vjen me kushte ,rregulla dhe denimet perkatese per shkelje.P.sh ne shtetin ku jetoj une,lejohen vetem 6 rrenje,duhet te jesh 21 vjec per prodhim,posesim,shitje,konsumim;lejohesh te perdoresh jashte shtepise 1 ounce dhe brenda shtepise 10 ounce( perafersisht 283 gr).Denimet per shkeljen e ketyre rregullave dhe te tjerave variojne nga 100$-2000$+burg,por keto ndryshojne nga shteti ne shtet.Mendoj qe keto rregulla mund t'i ndjeke dhe shteti shqiptar nese e legalizon.

    Përgjigju
  • Sami: 23/01/2022 15:40

    Pyetsori dhe menyra se si menaxhohet procesi eshte komplet abuzive dhe kundraligjshme. Ne Shqiperi organi i vetem qe realizon te tille procese eshte INSTAT. Fakti qe inicohet dhe propogandohet personalist nga Rama tregon disa elemente: Se pari, ate te lartesimit te kultit te individit. "Unit". Sepse cdo gje ai e "Unifikon" te vetja: miqte e mij, shoket e mij, une lypa, une bera kete dhe ate. Etj. Se dyti, partizimi. Ai merr kompetencat e organeve te tjera pa asnje argument apo nevoje vetm e vetem per benefite elektorale dhe partiake. Te identifikoje potencialin e zgjedhesve pro pyetsorit dhe targetoje ato deri nenzgjedhjet e ardhshme vendore. Sepse nenfakt pyetsori eshte nje instrument per sistemin e tij te patronazhimit. Se treti, kanabizimi. Tashme eshte e qarte qe biznesi i kanabisit qe po pregatitet eshte direkt ne drejtimin e Rames. Kuptohet, te "shokeve " te tij biznesmene. Dhe qe do gjeneroje cudira te tjere. Si psh dhenien e pasurise se paluajtshme publike , pyje e kullota ne duart e krimit te organizuar.

    Përgjigju
  • Populli: 23/01/2022 15:17

    Kur zoti kryeminister ka vendosur te degjoje popullin pse nuk e ka vendosur pyetjen A duhet te jepet denimi kapital(me vdekje) per vrasesit sidomos te grave dhe femijeve?

    Përgjigju
  • Fisi tuci: 23/01/2022 15:05

    Lufto KORRUPSIONIN në administraten tende...llafezan,gënjeshtare....o k/minister.....o politikan fasadash,tip struzi!!!! Ky mbeti gjithmonë fëmijë!!

    Përgjigju
  • redi: 23/01/2022 14:31

    Per pyetjen se a duget te jete vajsinimi i detyrushem ?Une them se po,pasi e drehta e disave qe nuk duan ta bejne eshte e oadrejte oer ata qe e kane bere dhe mund te jene viktima .Per pyerjen a dugwt jete kanabisi i ligheryar ? Mendoj se per nevoha mhejsore duhwt lwhyar ne farmaci, por te mbjell them se do kemi 90 % te sioerfaqes se punueshme me kanabis pasi eshte fitimprures

    Përgjigju
  • Lui: 23/01/2022 14:05

    Normal qe jo, perkundrazi te perforcohet lufta ndaj atyre qe kultivojne dhe trafikojne. Ne hasim ne rruge gjithandej te rinj qe rrine kot e pijne ndonje cigare hashash dhe jane si parazite. Imagjino te jete i aksesueshem ligjerisht neper farmaci. Farmacite japin antibiotike pa recete, imagjino hashashin si kane per te abuzuar.. Atehere thuaji rinise bye,bye se nuk ka per te qene ne gjendje as te pjerdhi pas disa vitesh konsum te rregullt

    Përgjigju
  • Ylli: 23/01/2022 12:11

    PYET POPULLIN SESI PUNON ADMINISTRATA.DREJTUESIT JANE SKANDALOZE.PYETI PER CDO PROBLEM QE KANE ME ADMINISTRATEN TE DISH SESI JANE PROBLEMET.ASHASHI NUK ESHTE PROBLEMI KRYESOR I KETIJ VENDI

    Përgjigju
    • Liro: 23/01/2022 13:12

      Po njashtu i do mushka drute

  • Arbërori: 23/01/2022 11:40

    Të njejtën gjë e bëroëi vuçiçi në serbi …pse e kopion ky at njeri, apo kush është duke vendos mbi ne …?

    Përgjigju
  • Enveri: 23/01/2022 10:57

    Bej reformen ne administrate!!!!! Kaq!!! Do it!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia