Nisma Thurje 'shpalos programin': Ndryshime kushtetuese dhe sistem të ri zgjedhor (VIDEO)

Ndryshime të thella demokratike, kushtetuese dhe sistem të ri zgjedhor. Kjo ishte kërkesa e shpalosur në një aktivitet të veçantë të zhvilluar nga Nisma Thurje në Tiranë. Drejtuesit e saj Erion Kristo e Endri Shabani prezantuan propozimet e tyre që në thelb kanë dhënien e mundësisë qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament, si dhe bënë thirrje për bashkim dhe solidaritet. 

Përmes një aktiviteti të veçantë me poezi dhe shpalosje të mendimit kritik, Nisma Thurje prezantoi propozimet e saj që lidhen me ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshime të thella demokratike e Kushtetuese dhe që në thelb kanë vendosjen e garës në çdo fushë të shoqërisë. Erion Kristo tha se shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të ngrënë zërin kundër padrejtësive.

'Ne sot duam ndryshime të thella demokratike, duam ndryshime të thella kushtetuese, duam ndryshime të thella zgjedhore, nuk duam makijazhe të kodit zgjedhor, duam ndryshim themelor. Unë dua që populli ta vendos se kush ta qeverisë dhe jo ai që na qeveris të vendosë se kush do jetë ky popull në këtë vend duke na ndjekur nga 'sytë këmbët' natën. Duke na larguar nga pasuria jonë e mrekullueshme, nga një vend i bekuar nga zoti', tha Kristo.

Ndërsa Endri Shabani apeloi se shoqëria shqiptare duhet t’i japë fund tranzicionit të zgjatur 30 vjeçar. Ai tha se shqiptarët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në parlament dhe në bashki. Madje sipas tij qytetarët shqiptarë duhet të kenë të drejtën të shkarkojnë në mes të mandatit politikanet mashtrues.

'Nuk e di a quhemi dot demokraci kur nuk zgjedhim dot as përfaqësuesit tanë. Kryetarët e partive Edi Rama dhe Luzlim Basha nga Tirana vendosin se kush do të përfaqësojë në parlament qytetarët nga Gjirokastra. Gjeja e parë që ne kërkojmë është një sistem tjetër zgjedhor, që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e vetë në bashki dhe parlament. Ajo që duhet tjetër janë mekanizmat e shkarkimit të politikanëve në mes të mandatit, nuk kemi pse presim 4 vite për të ndëshkuar një politikan që na mashtron dhe që devijon nga ajo që ka premtuar', tha Shabani.

Së fundi Nisma thurje ka ndërmarrë një tur në të gjithë Shqipërinë ku ka mbledhur 50 mijë firma për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ai rajonal proporcional me lista të mbyllura, në kombëtar proporcional me lista të hapura.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston