Në vitin 2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13 për qind e nivelit të pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato arritën në rreth 30 për qind nivelit te pagave të Gjermanisë. Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë.
Sa i përket pagave bruto në raport me Paritetet e Fuqisë Blerëse (PPP) vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman. Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion është përkthyer në paga më të larta.
Nga ana tjetër niveli i pagave në Republikën Çeke, Poloni, Rumani, Kroaci, Estoni dhe Hungari arriti në vitin 2018 sa 60 për qind e nivelit të pagave të Gjermanisë.
Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman.
Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 për qind e pagave të nivelit gjerman.
Konvergjenca e të ardhurave është një proces i ngadaltë midis ekonomive të CESEE. Vetëm dy vendete perëndimore të Rajonit, Republika Çeke dhe Sllovenia rritën nivel të ardhurash për frymë sa 70% e Gjermanisë. Ndërsa Shqipëria bashke me Moldavinë dhe Ukrainën futën në vendet që i kanë të ardhurat për frymë sa 10- 30% e Gjermanisë.
Dinamika më e fundit e konvergjencës së të ardhurave (2013-2018) ishte dukshëm më e fortë në Rumani, me një rritje prej pothuajse 9 pikë përqindjeje krahasuar me nivelin gjerman.
Rreth gjysma e ekonomive të CESEE konvergojnë në të njëjtën periudhë me rreth 3 deri në 6 pikë përqindjeje. Në të njëjtën kohë, Serbia, Ukraina dhe vendet e CIS, Kazakistani, Bjellorusia dhe Rusia përjetuan stanjacion kundrejt Gjermanisë.
Ky vend i fundit ka rënë në të ardhura për frymë me më shumë se 8 pikë përqindje midis 2013 dhe 2018 – një pasojë e sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës. Vendet e mbetura (kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor) janë përmirësuar me vetëm 1½ pikë përqindjeje.
Krahasimi i PBB-së dhe niveleve të pagave në vendet në zhvillim me ato të Gjermanisë tregon mundësitë për të transferuar prodhimin intensiv të punës nga Europa Perëndimore në rajonin e CESEE. /Monitor
do te donit te thonit sa paga minimale ne gjermani sepse page ulet ne gjermani eshte 950-1400 euro ndersa mesatarja 2200-2800 dhe e larta varion nga 3000-5000 euro muaji .Nese e zeme se paga mesatare ne shqiperi kap 30 % e pages gjermane i bie te jete 600 euro paga mesatare ne shqiperi pra 800-900 mije ndaj i flisni pak mendjes kur publikoni ca gjera te tilla nese nuk besoni shikoni faqet gjermane te punesimit,pagat,oret dhe ditet e pushimit shtune djel pushim si shteti dhe privati.Shqiptaret ne shqiperi punojne me shume me 52 ore ne jave krahasuar me 40 ore ne jave ne europe dhe i bie te marin 2 mije leke te vjetra ne ore ndersa ne europe nga 9-17 euro per ore pune.
PërgjigjuAvash me te foluren e mendjes o Ledi, avash. Te dhenat jane te normalizuara ndaj asaj qe quhet Power Purchasing Parity, qe vendos ne raport te ardhurat nominale me fuqine blerese. Artikulli thote qe nqse ne 2000 nje shqiptar mesatar kishte 13% te fuqise blerese qe kishte gjermani, sot e ka 30%. Dhe sigurisht kjo nuk do te thote qe nqse merr rrogen sot e iken ne Gjermani per pazar, blen 30% te gjermanit. Por nqse pazarin e ben ne Shqiperi, aq blen. Kjo eshte ideja e PPP, po hap ndonje cope liber here pas here, se nuk jane vetem per te mbajtur deren mos perplaset nga era...