Gjeli i detit, simboli i tryezës së festave të fundvitit tashmë është kthyer nga dëshirë në pamundësi për buxhetin e familjeve vlonjate.
Qytetarë, kryefamiljarë e pensionistë që pyesin për çmimet e pastaj largohen pa bërë blerje.
Ky është realiteti me të cilin përballesh teksa kalon në rrugën e re. Pavarsisht se në gjithë qytetet e tjera të vendit ka filluar aksioni i policisë bashkiake për kontrollin e çmimeve në Vlorë nuk ka filluar të aplikohet ende kjo strategji për mbrojtjen e konsumatorit duke bërë kështu qe blerësit krahas pamundësisë ekonomike të bëhen preh edhe e abuzimeve të disa tregtarëve.
Cmimi i gjelit të detit shkon vetëm 600 lek/kg ndërsa për pulën e detit 700 lek/kg , çmime këto të cilat priten të rriten dita ditës sikurse ndodh çdo vit.
Ekonomia e dobët dhe pagat e ulëta e bëjnë të pamundur mbushjen e tavolinës festive të familjeve vlonjate.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com