Një dietë e pasur me fruta,perime
ndihmon në uljen e tensionit të gjakut

Një dietë e pasur me fruta,perime<br />ndihmon në uljen e tensionit të gjakut<br>
Një dietë e pasur me fruta, perime dhe produkte bulmeti me pak yndyrë ndihmon në uljen e ndjeshme të tensionit të gjakut. Sipas studimeve, ushqimet e sugjeruara për uljen e tensionit të gjakut duhet të jenë të pasura me kalium, magnez, kalcium, acide yndyrore dhe antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Ju sugjerojmë ushqimet e mëposhtme, të cilat janë efikasë në uljen e tensionit të gjakut
Boronicat dhe frutat e pyllit
Një racion me boronica në javë ul rrezikun e tensionit të gjakut. Frutat e pyllit në përgjithësi kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër. Frutat e pyllit më të mira për zemrën janë boronicat, luleshtrydhet dhe mjedra. Të treja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C dhe kaliumit.

Drithërat e plota me fibër
Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, bollguri, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë. Studiuesit e Universitetit të Harvardit zbuluan që 73% e pjesëmarrësve në studim arritën të përgjysmonin sasinë e medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut vetëm falë konsumit të drithërave të plota për 12 javë. Tërshëra për shembull është e pasur me fibër dhe magnez, që luajnë një rol pozitiv kundër tensionit të lartë të gjakut dhe parandalojnë formimin e artereosklerozës. Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë. Mos hezitoni të shtoni edhe fruta pylli.

Patatet
Patatet e pjekura janë të pasura me kalium dhe magnez që ulin tensionin e gjakut.
Por ju mund të përfitoni këto minerale duke konsumuar edhe banane dhe sojë. Nëse organizmi juaj vuan nga mungesa e kaliumit, automatikisht rrit sasinë e kripës në trup dhe kjo çon në rritjen e tensionit të gjakut. Nëse organizmi ka kalium të mjaftueshëm do të ulë natyralisht sasinë e kripës.

Panxhari i kuq
Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës. Një studim i Universitetit Queen Mary të Londrës tregoi që nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike të nitratit, të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Nitrogjeni gjendet tek të gjitha qelizat dhe përbën 80% të ajrit. Ai është elementi kryesor i amino-acideve dhe proteinave. Si i tillë, zgjeron enët e gjakut dhe ul presionin ndaj tij. Ushqime të pasura me nitrat janë spinaqi dhe sallata jeshile.

Qumështi i skremuar dhe produkte të tjera të bulmetit me pak yndyrë
Qumështi i skremuar ofron doza të shëndetshme të kalciumit dhe vitaminës D. Produktet e bulmetit me pak yndyrë përmbajnë magnez dhe kalium, të cilat arrijnë të ulin tensionin e gjakut me 3% deri në 10%. Trupi e ka më të lehtë të përthithë kalciumin nëse produktet e bulmetit janë me pak yndyrë. Disa studime kanë treguar që femrat që konsumojnë rregullisht produkte bulmeti me pak yndyrë kanë 11% më pak shanse të vuajnë nga hipertensioni. Përdorni qumështin e skremuar, djathin me pak yndyrë dhe kosin gjatë ose ndërmjet vakteve dhe do të ulni tensionin e gjakut.

Çokollata e zezë
Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë në ditë mund të ulni tensionin e gjakut. Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale. Studiuesit këshillojnë çokollatën e zezë me një përmbajtje prej 60% – 80% kakao.

Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme. Përmirësoni nivelin e kaliumit në organizëm dhe do të mbani kripën në nivele të kënaqshme. Sa më i lartë niveli i kripës, aq më i rritur do të jetë tensioni i gjakut.

Selino
Selinoja ul tensionin e gjakut, duke qetësuar indet e muskujve dhe arterieve. Kështu gjaku qarkullon më mirë dhe tensioni i gjakut është më i ulët. Studimet sugjerojnë që të hani katër kërcenj selinoje në ditë për të ulur tensionin e gjakut.

Peshku
Peshqit janë të pasur me Omega-3. Këto acide yndyrore janë plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit e ujërave të ftohta përfshijnë salmonin e egër, troftë, skumbrinë, tonin, merlucin dhe harengën. Edhe sardelet janë të pasura me Omega-3. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për peshqit e rezervuarëve, sepse peshqit e ujërave të ftohta janë burimet më të mira të Omega-3, që hollon gjakut dhe largon presionin ndaj zemrës. Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë.

Brokoli
Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Nëse nuk ju pëlqejnë agrumet apo lëngjet me vitaminë, shtoni brokolin në dietën tuaj. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.

Lulerradhiqja
Lulerradhiqja është një ushqim që nxit urinimin në mënyrë natyrale. Pothuaj të gjitha medikamentet për uljen e tensionit përmbajnë një substancë të tillë. Nivelet e larta të kripës provokojnë trupin të akumulojë lëngjet, ndërkohë që lulerradhiqja ndihmon në nxjerrjen e tyre. Lulerradhiqen mund ta konsumoni të pjekur, të gjallë, të zjerë, si çaj ose në formën e kapsulës. Ajo është e pasur me magnez që zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe largon trysninë nga zemra.

Fasulet e zeza
Fasulet e zeza janë të pasura me fibër, folat dhe magnez. Folati është një vitaminë komplekse B që ul tensionin e gjakut. Kombinimi i proteinave dhe fibrës ul nivelet e kolesterolit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht tensioni i gjakut është në nivele të shëndetshme. Një filxhan me fasule të zeza të gatuara në ditë do ju japë një dozë të mirë ushqyesish dhe vlerash. AgroWeb


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje