UKRAINË - Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për një ditë heshtje, në përpjekje për të nxitur një tjetër marrëveshje armëpushimi pas asaj të fundit e cila nuk ka rezultuar efektive. Ndërsa bisedime të reja midis rebelëve dhe qeverisë ukrainase pritet të nisin në Bjellorusi ditët e ardhshme.
Të dyja palët nënshkruan një armëpushim në Minsk që më 5 shtator, por kjo është shkelur disa here duke bërë që pothuaj 1 mijë persona të gjejnë vdekjen gjatë kësaj kohe, sipas OKB-së.
Ushtria ukrainase njoftoi sot ndaljen e bombardimeve dhe tërheqjen e armëve të rënda nga kufiri duke shpresuar që edhe rebelët të bëjnë të njëjtën gjë. Që kur nisi konflikti në Ukrainë në muajin prill, mbi 4300 persona janë vrarë dhe mbi 1 milion janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com