SHBA- Këngëtarja e njohur Beyonce, e cila është cilësuar si diva e muzikës pop, shpeshherë pëlqen të argëtohet në kohën e saj të lirë.
32 vjeçarja është parë të kërcente me një shishe shampanje në duar të Enjten në mbrëmje në “New York Fashion Week”, ndërsa nuk mungonte as prania e së motrës.

Me një paraqitje dinjitoze, ajo ç’ka vihej re ishte, se ishte kuruar deri në detaj. Veshja e saj tregonte linjat perfekte, ndërsa nuk mungonin edhe në këtë darkë “të nxehtë” pantallonat e shkurtra.

Ngjyrat e tokës dhe peliçja e bardhë bënin kontrastin, ndërsa e gjithë vëmëndja ishte tek ajo. Në flokët e saj bionde ishte ndërthurur mjaft mirë një gërshet, shoqëruar nga një tualet i freskët.
 
Redaksia Online
(m.s/b.g/shqiptarja.com)