BEOGRAD- Grupi prej 50 nxënësish dhe studentësh nga Serbia janë nisur sot në një vizitë tre-ditore në Shqipëri, organizuar nga Ministritë e Arsimit të të dy vendeve
“Ata do të ndjekin ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan dhe do të priten nga kryeministri shqiptar, Edi Rama”, deklaroi ministri serb i Arsimit, Sërgjan Verbiç.
Ministri Verbiç, i cili do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe do të jetë i pranishëm në ndeshje, uroi që gjithçka të shkonte mirë. “Edhe pse mund të mos duket si e tillë, ne kemi bërë përparime të dukshme në marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë”, -theksoi Verbiç duke shtuar se ideja e një vizite në Shqipëri nuk ishte e re.
Grupi i nxënësve dhe studentëve do të vizitojnë Shqipërinë si pjesë e marrëveshjes mes Beogradit dhe Tiranës për krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, që u njoftua në gusht nga kryeministrat respektivë, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com