Skenografi i njohur Italian Gaetano Castelli është fotografuar teksa ka qenë duke shijuar mëngjesin plot diell pranë liqenit Artificial të Tiranës.
I veshur në mënyrë komode, skenografi Castelli duket se ka menduar ta kalojë në qetësi dhe në ajër të pastër këtë të dielë nëntori.
Skenografi i famshëm, i cili ka realizuar skenën e festivalit të muzikës Italiane “Sanremo”, është bërë i njohur edhe në vendin tonë për shkak të ideimit të skenës së festivalit të muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.
Së fundmi mësohet se Castelli është kontaktuar për të realizuar skenën pranë sheshit “Nënë Tereza”, ku do të zhvillohet koncerti i madh festiv me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Mos vallë liqeni Artificial është burim frymëzimi për skenografin italian?
(Redaksia Online)
/Shqiptarja.com