Një malësore shqiptare
që po çmend gjermanët

Një malësore shqiptare<br />që po çmend gjermanët
Bukuria dhe ëmbëlsia të ndërthurura plot harmoni në portretin dhe trupin e saj, e kanë bërë 23 vjeçaren Martina Ivezaj një nga femrat më të suksesshme në Gjermani.

Bukuroshja me origjinë shqiptare nga Maëlsia e Madhe, por e lindur dhe e rritur ne Gjermani ka një karrierë të suksesshme në botën e modës.

Angazhimet e saj kanë qenë të shumta nga përfaqësimi i Gjermanisë në spektaklin më të madh të bukurisë “Miss World 2012”, e deri te puna si imazh i firmave më të njohura në këtë vend e më gjerë.



Martina në intervistat e dhënë për mediat shqiptare ka pohuar me krenari prejardhjen e saj dhe ka shprehur se do të ishte e gatshme të merte pjesë në çdo event të organizuar në Shqipëri.

Ivezaj ka deklaruar se ajo ka refuzuar dy herë një nga revistat më të famshme në botë siç është PlayBoy, pasi e konsideron një mënyrë jo estetike dhe jo fine.



Ndërkohë ajo vazhdon të jetojë në Mynih të Gjermanisë, ku edhe zhvillon karrierën e saj.



(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara