Një mega tërmet po 'bëhet gati' në thellësi të oqeanit Indian?

Një mega tërmet po 'bëhet gati' në thellësi të oqeanit Indian?
Indonezia dhe rreth 30 shtete të tjera në birgjet e Oqeanit Indian dhe Paqësorit ndjehen të trembur nga parashikimet e sizmologëve se në pak vitet e ardhshme është shumë e mundur përsëritja e tërmetit të madh të 2004-ës që shkaktoi një cunami që vrau 230 mijë njerëz.

Tërmeti i fundit tej brigjeve të Sumatrës më 11 prill, me magnitudë 8.6, që megjithë alarmin për cunami nuk e shkaktoi një të tillë, është pikërisht pikënisja e një sërë sizmiologësh për të parashikuar një fatkeqësi më serioze në të ardhmen. Këto tërmete në fakt janë shenja të shkarkimit të energjisë së mbledhur përgjatë shekujve presioni në çarjen mes pllakave tektonike që bashkohen në këtë zonë. Por tërmeti i fundit nuk ka shkarkuar as gjysmën e kësaj energjie, sipas shkencëtarëve. Përkundrazi, këto tërmete janë aktvitete destabilizuese që paraljmërojnë se një energji më e madhe është në pritje për t’u shkarkuar, në formën e një megatërmeti me pasoja të paparashikueshme.

Në krye të sizmiologëve më të shqetësuar është amerikani Kerry Sieh, profesor në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni dhe drejtor i Observatorit të Tokës në Singapor. Ai ka arritur të rindërtojë tërmete të mëdhenj të së kaluarës duke studiuar popullatat e koraleve, përgjatë çarjes, që kanë ruajtur shenjat e zhvendosjeve të tabanit të detit gjatë tërmeteve më të fortë. Për disa nga këta tërmete ka arritur të gjë të dhëna edhe nga zhvendosja e rërës si pasojë e lëvizjeve të forta të detit që i kanë shoqëruar. Nga gjithë këto të dhëna doli në pah skemë ciklike përgjatë shekujve e tërmeteve në zonën e Sumatrës.

Sipas skemës së Sieh, dy ngjarje të mëdha sizmike u verifikuan në 1393 dhe 1450, me distancë pak më tepër se gjysëm shekulli njëra nga tjetra. “Bindja ime, thotë pa hezitim sizmiologu amrikan, është që megatërmeti i 2004 është vetëm i pari i një tjetër çifti tërmetesh”. Bindje kjo që forcohet nga vëzhgimet më të fundit, realizuar me rrjetin Gps, që tregojnë vektorët e lëvizjes së pjesëve të ndryshme të Indonezisë dhe evidentojnë transformimet dramatike që janë duke ndodhur.

Në këtë zonë janë ngjeshur pllakat Indo-asutraliane me atë të Paqësorit, e para është futur poshtë të dytës, përgjatë një vije që shkon në 6 mijë kilometra. Dy buzët e pllakave ngjajnë me dy susta që mblidhen duke u ngarkuar me energji e pastaj lëshohen duke e shkarkuar këtë energji, periodikisht.

Sizmiologët përpiqen të masin këtë energji e të paracaktojnë në cilën pikë të çarjes do të jetë çlirimi i ardhshëm i energjisë, këtu edhe mendimet ndahen, por mbetet fakti se zona është mjaft sizmike dhe e paqëndrueshme.

Nga ana tjetër duhet thënë se humbjet e tmerrshme në njerëz që u shkaktuan në 2004 kishin si shkak kryesor edhe mosparashikimin e asaj që po ndodhte. Sot masat paraljmëruese kundër cunameve janë në nivel shumë më të lartë në gjithë brigjet e Oqeanit Indian dhe Paqësorit, siç e pamë edhe në tërmetin e fundit të 11 prillit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special