Një pagë shpërblim për mësuesit e dallua

Një pagë shpërblim për mësuesit e dallua
TIRANË - Shpërblime për mësuesit që kanë merita të veçanta në mësimdhënie, ata që shpallen fitues të konkurseve kombëtare, rajonale apo edhe në rang shkolle. Këhstu përcaktohet në dispozitat normative të sistemit arsimor parashkollor, ku thuhet se “Kriteret e shpërblimit të mësuesve për merita profesionale janë sa vijon:

a) për merita profesionale në karrierë, shpërblimi i punonjësve të institucioneve publike të arsimit parauniversitar (drejtor, nëndrejtor, mësues) është një pagë mujore;
b) fituesi në konkursin kombëtar për produkte/arritje profesionale, të shpallura nga MASH-i, shpërblehet me një pagë mujore;
c) fituesi në konkursin lokal për produkte/arritje profesionale, të shpallur nga njësia arsimore vendore, shpërblehet me ¾ e pagës mujore;
ç) fituesi për produkte/arritje profesionale, të shpallura nga institucioni publik i arsimit parauniversitar, shpërblehet me ½ e pagës mujore;
d) mësuesi më i votuar për merita profesionale, me shumicë të thjeshtë votash të fshehta nga Këshilli i mësuesve, shpërblehet me ½ e pagës mujore.

Shpërblimi i punonjësve arsimorë, të shpallur fitues, realizohet sipas procedurës si vijon:
a) drejtori i institucionit arsimor publik, pas këshillimit me partnerët socialë e bordin e institucionit, përcakton mësuesin që propozohet për shpërblim nga fondi i veçantë për merita profesionale në karrierë dhe njofton me shkrim titullarin e njësisë përkatëse arsimore vendore;
b) titullari i njësisë arsimore vendore nënshkruan urdhrin për shpërblimin për merita profesionale të mësuesit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”,

Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, Luçiano Koçeku dëmtime në kokë por pa rrezik për jetën! Ja bizneset e tij

U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, Luçiano Koçeku dëmtime në kokë por pa rrezik për jetën! Ja bizneset e tij