Një qershori, afati i fundit për targat e vjetra serbe

Një qershori, afati i fundit për targat e vjetra serbe
Deri më 1 qershor serbët e Kosovës mund të qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia dhe targat e vjetra jugosllave, por pas kësaj date, çdo veturë me këto targa do të konfiskohet. 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha për Radio Kosovën se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit për targat serbe. Qeveria që nga viti i kaluar u kishte dhënë serbëve të Kosovës disa afate për ndërrimin e tabelave, duke iu mundësuar që nëse nuk duan të kenë targa RKS, të pajisen me targa KS, por jo t’i mbajnë edhe më tutje targat e lëshuara nga Serbia. 
Sipas zyrtarëve të Agjencisë për Regjistrimin Civil, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me targa KS janë pajisur mbi 1300 serbë ndërsa me RKS 4000 serbë. 

Deri tani, edhe pas pavarësisë së Kosovës, serbët e Kosovës kanë përdorur targa të vjetra të Jugosllavisë, konfederatë Serbi Mal i Zi dhe targa me qytetet e Kosovë, por të prodhuara nga strukturat paralele serbe ose te prodhuara ne Serbi.

/rg/shqiptarja.com/

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë