Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar se ky person, serb nga Serbia, u ka ofruar autoriteteve të ndryshme ndërkombëtare dëshmi për kë qëndron pas vrasjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë në Petrovo Selo, më 9 korrik të vitit 1999.
Mbetet e paqartë se çfarë dëshmish ka ofruar personi në fjalë dhe nëse ato janë autentike. Por burimet kanë konfirmuar se autoritete të ndryshme të hetuesisë ndërkombëtare janë duke e marrë seriozisht zhvillimin e ri dhe po bëjnë përpjekje për të vërtetuar, nëse dëshmitë e reja do të mund të çonin në identifikimin e urdhër-dhënësve të ekzekutimit të tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me prejardhje nga Kosova.
Sipas burimeve të sigurta të gazetës, dëshmitari në fjalë këtë fundjavë ka pasur një takim me përfaqësues të Byrosë Federale për Hetime të FBI-së në Sarajevë. Takimi ka pasur për qëllim vlerësimin e seriozitetit të dëshmisë dhe personalitetit të tij.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)