Një vit pas vrasjes së Ilia Karelit, të burgosurit shqiptar në Greqi, gjashtë gardianët e burgut të Nigritas që mbaheshin në burg për torturimin janë liruar me kusht.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik dhe gjashtë gardianët e burgosur në Prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, të paraqiten periodikisht në stacionin më të afërt policore dhe një garanci prej 3 mijë eurosh.
Gjithsej ishin 15 gardianët e akuzuar. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.
Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Pamjet tregonin qartë se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e KIlia Karelit.
Ilia Kareli, që në Shqipëri njihej si Kudret Kume pasi ka vrarë një roje të burgut, humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e tjerë të këtij burgu, dhe më pas prej rojeve të burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pas vrasjes.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Torturuan për vdekje Karelin, 13 gardianët e ish-drejtori, në gjyq