Një wibesite për dado

Janë të rralla wibesitet për dadot në Shqipëri. Për përkujdesjen ndaj fëmijëve kur të dy prindërit janë në punë, një zgjidhje e mirë do ishte dado.

Wibesite i parë në Shqipëri që mundëson një gjë të tillë është nannies. al, një agjenci punësimi për dadot që bën lidhjet me familjet që kanë nevojë për to.

Me zhvillimin e teknologjisë dhe penetrimin e internetit me 48. 1 % nga shqiptarët po vihet re që edhe wibesite të ndryshme po zhvillojnë hedhjen e informacioneve për punët e tyre.
dadot ne shqiperi

Kështu, wibesiti i parë ku mund të gjejmë informacione të ndryshme për dadot dhe punësimin e tyre është krijuar në një aspekt krejtësisht të veçantë për këtë profesion. Për këtë, Irma Kuçana ka krijuar këtë wibesite dhe na tregon të veçantat e kësaj faqe që bashkon familjet me dadot, me një skuadër profesionistësh për përkujdesjen e fëmijëve.

Gjatë intervistës ajo jep një informacion të detajuar për punësimin e dadove dhe cilësitë që duhet të kenë ato.
 
Si funksionon puna juaj?

Për dadot
Në momentin që një dado aplikon në faqen tonë tek opsioni "work with us" ne i dërgojmë një test të përpiluar nga stafi ynë (doktoresha, psikologia dhe një dado me përvojë).

Testi është anglisht dhe përmban pyetje të tilla si: pse keni zgjedhur të bëheni dado, përshkruani ndonjë aktivitet që mund të bëni me fëmijët, si mund të qetësosh një fëmijë që qan, pse rutina është e rëndësishme sipas jush,etj.

Pastaj vjen intervista në anglisht ballë për ballë për të parë dhe kuptuar personalitetin tuaj, nivelin e anglishtes, cilës familje i përshtateni etj. Ne krijojmë një dosje me të dhenat tuaja (cv, kopje e kartës së identitetit, kopje e diplomës, kopje e kurseve të ndryshme apo certifikatave të trajnimit, kopje e referencave, email-et që ne marrim nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm). Këtë dosje ne ja dorëzojmë familjes në momentin e intervistës me ta.

Për familjet:
Në momentin që ju aplikoni tek opsioni "ask for a nanny" ne ju përgjigjemi  brenda 24 orëve. Ju mund ta zgjidhni vetë dadon tuaj (duke parë profilin e saj online) ose ne mund t'ju rekomandojme dadot tona më të mira (duke u bazuar tek rezultati i testit, intervista në anglisht dhe kontrolli i referencave të tyre).

Nuk ka limit për numrin e dadove që mund të intervistoni.
 dadot ne shqiperi

Si duhet të jetë raporti prind-dado?

Jo çdo ditë do të jetë e qetë dhe pa telashe për ju. Gjatë punës suaj do të kaloni përmes vështirësive me familjen ku punoni. Përgjegjesia juaj nuk ndalon vetëm tek femija.

Pas fëmijëve vijnë prindërit dhe tek e fundit janë ata që paguajnë. Marrëdhënia dado-prindër është shumë e afërt po ta krahasosh me raportet e tjera punëdhënës-punëmarrës .Kjo sdo të thotë të bëheni shok të ngushtë apo te dini gjithçka për njeri-tjetrin.

Kjo do të thotë të bashkëpunoni ngushtë me njeri-tjetrin për të arritur synimin tuaj të përbashkët, edukimin dhe rritjen e femijës. Rrugës mund të ndodhin keqkuptime apo keqinterpretime. E vetmja rrugë për t’i evituar këto momente negative është të mbani një linjë komunikimi të hapur dhe të sinqertë me prindërit.

Në të kundërt mungesa e komunikimit do të shpierë në probleme edhe më të mëdha. Shumë dado pohojnë se arsyeja për lënien e punës janë raportet e vështira me prindërit.
 
 
Çfarë cilësish duhet të ketë një dado? (Në Shqipëri ky profesion nuk ka shumë kohë që dëgjohet dhe praktikohet).

Jo çdokush mund të bëhet dado. Vetë termi babysitter do të thotë: një dado është një person që kujdeset për fëmijët dhe prodhon kujdes kualitativ. Përgjegjësia e dados nuk është të prodhojë vetëm kujdes fizik për fëmijën por gjithashtu të jetë një model i mirë për zhvillimin e fëmijës.

Fëmijët i shohin të rriturit si një shembull për jetët e tyre dhe dadoja është padyshim një person nga e cila ata kopjojnë dhe mësojnë gjithçka. Të jesh një model i mirë është pjesë e pandashme e punës për çdo dado.

Dhe durimi vjen mbi gjithçka. Bëhuni gati t’u përgjigjeni pyetjeve pa fund të këtyre kureshtarëve të vegjël. Flisni përherë me respekt dhe kini parasysh se keni të bëni me femijë. Nuk është një punë dosido.

Në qoftë se i hyni këtij zanati vetëm sepse problemet ekonomike ju detyrojnë ose sepse thjesht jeni studente dhe futeni në këtë fushë derisa t`u ofrohet puna juaj “ideale” gaboheni. Kurrë s’keni për të ndjere kënaqësi brenda jush.

Të jesh një dado është një profesion vlerësues. Dadoja luan një rol kritik në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ajo edukon ndërkohë që edhe kujdeset. Është detyra e saj të ndihmojë të rrisë një fëmijë të pregatitur dhe të vendosi një marrëdhënie të ekulibruar me prindërit. Ka shumë opsione që ju shtyjnë të bëheni dado:

1. Është një profesion që nuk bie shumë në sy po që ka nje rritje të kërkesave në treg.

2. Është goxha i paguar.

3. Ti investon në karrierën tënde
dadot ne shqiperi

 Duke zgjedhur profesionin e dados ju do të rriteni çdo ditë. Mos harroni që shpërblimi më i madh për një dado të mirë nuk është rroga por rekomandimet që ajo merr në fund.

Dhe janë këto rekomandime trampolina juaj drejt majave më të larta. Rekomandimet janë dyer që ju hapen për të kaluar në nivelin tjetër. 

Një dado duhet të tregojë: ndershmëri, sens humori, vendosmëri, disiplinë, të shohë pozitivisht, aftësi udhëheqëse, përshtatshmëri, respekt për veten dhe të tjerët, e  dashur, krijuese, të tregojë përkujdesje, vet-motivim, përgjegjësi, vet-besim, tolerancë, aftësi të përherhme të të mësuarit, aftësi për zgjidhjen e problemit, besim, komunikim, aftësi, organizim dhe të respektojë vendimet e familjes ku punon.
 
Pse ju?
Sepse jemi websiti i parë në Shqiperi ku juve si prindër mund të zgjidhni dadon e duhur për fëmijën tuaj që nga shtëpia (duke parë profilin e saj online) pa qenë e nevojshme të shkoni në një qendër x, të paguani tarifën e regjistrimit x, të prisni t'ju kontaktojnë, të shkoni përsëri për intervistën me dadon, dhe nëse s'ju pelqen të shkoni përsëri, dhe në fund fare një faturë të majme për agjensinë të cilën asnjëherë nuk ua bëjnë të ditur që në fillim.

Ne nuk jemi unik vetëm për profilet e dadove apo tarifen e cila është në faqen e parë dhe është e dukshme dhe e qartë për të gjithë por edhe për informacionin që u ofrojmë dadove. Për herë të parë në Shqipëri tek faqja jone do të gjeni informacion duke filluar nga "pse të jesh një dado deri tek 101 lojra si dhe aktivitete për të mbushur ditën tuaj.
 dadot ne shqiperi

Interesante në wibesit-in tuaj, Nannies, ishin 101 lojra për fëmijët.


Kjo është faqja e parë shqip me lojra dhe aktivitete për fëmijë. Për ti ardhur në ndihmë jo vetëm dadove por edhe prindërve që duan të organizojnë një ditëlindje apo thjesht të kalojnë disa çaste të bukura me fëmijët.

Ne akoma po punojmë në këtë faqe për të futur sa më shumë ide të reja. Dhe jo vetëm opsioni 101 lojrat.

Gjithashtu në opsionin INFORMATION do të gjeni informacione të tilla si; pse të jesh një dado,si duhet të jetë një dado, çfarë të bësh dhe të mos bësh si dado, cila moshë është më e përshtatshme, dita e intervistës, dita e parë e punës, siguria mbi të gjitha, përballja me problemet, këshilla për dadot, çfare të bësh kur..etj. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar