Një zjarr ka shkrumbezuar një banesë në qendër  të Roskovecit

Familja Flamur Shemallari në momentin që zjarri ka shpërthyer nga një bombël gazi kanë qenë brenda në banesë.
 
Ata kanë dhënë alarmin duke kërkuar ndihmë dhe kanë qenë pikërisht komshinjtë ata që i kanë ndihmuar për të dalë jashtë duke shmangur keshtu  ndonjë viktimë të mundshme.
 
Ndërkaq zjarri ka përfshirë për pak sekondash  dhomën duke dalë nga kontrolli ka përfshirë edhe katin e dytë por fatmirësisht ardhja në kohë e zjarfikëseve nga Fieri bënë të mundur që zjarri të evitohej.
 
Gjithsesi nga ky zjarr njëra nga dhomat është shkrumbëzuar plotësisht duke djegur orënditë shtëpiake si dhe disa milionë lekë që ndodhin në këtë dhomë të dërguar prej djalit të tyre  nga Greqia.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë