Një protestë të paprecedentë ka zhvilluar shtypi Australian. Të gjitha gazetat e ditës së sotme e kanë patur faqen e parë thuajse tërësisht të censuruar, duke apeluar në këtë mënyrë preokupimin e tyre për lirinë e shtypit.
Sindikatat e gazetarëve australianë, e angazhur në fushatën "ti ke të drejtë të dish" i është drejtuar gjithë lexuesve me fjalët: Vëmendje, qeveria po aprovon ligje që synojnë të fshehin atë që ndodh në vend.
Iniciativa pason ndërhyrjet e policisë federale qershorin e kaluar, në zbatim të ligjeve të sigurisë kombëtare, në banesën e një gazetari të News Corp, dhe në selinë e transmetuesit publik kombëtar, ABC.
Shefi i policisë Reece Kershaw në seancën dëgjimore parlamentare theksoi se: Pavarësia e policisë dhe liria e shtypit janë shtylla themelore që bashkëjetojnë në demokracinë tonë. Unë besoj fuqimisht në të dy dhe është qasja që synoj të ndjek, por beteja nuk do të jetë e lehtë.
Në qendër të hetimeve policore, në verën e kaluar, ishin gazetarët e ABC dhe të Sunday Telegraph, të cilët u akuzuan se kishin dezinformuar opinionin mbi sjelljen e forcat speciale australiane në Afganistan si dhe mbi ekzistencën e një plani sekret që sipas tyre ka qeveria për të kontrolluar llogaritë e tyre dhe të shumë qytetarëve, pa pëlqimin e tyre dhe qe tani rrezikojnë burgun.