TIRANE - Një aksident me pasojë dy shoferë të arrestuar se drejtonin automjetin të pirë dhe një tjetër pa dokumentacion. Këto kanë qenë shkeljet e vetmte gjatë festimeve të pas mesnatës për fitoren e skuadrës së Gjermanisë në Kupën e Botës të zhvilluar në Brazil. 

Sipas policisë në orën 23:30, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, automjeti tip “Peugeot”, me targë AA 065 ED, i drejtuar nga Gramoz Ismailsufaj, ka goditur nga prapa mjetin autoveturë tip “Fiat” me targ AA 471 GI, të drejtuar nga shtetasi Edlir Çano. 

Drejtuesi i Fiatit ka marrë dëmtime të lehta, Ismailsufaj procedohet në gjëndje të lirë.

Në orën 23:50 në aksin Fushë Krujë- Kamëz kapet me pije në timom dhe pa dokumentacion të plotë të mjetit Genci Shera, 37 vjeç. 

Në orën 01:00, Besian Pëllumbi u kap me pije në timon në rrugën Myslim Shyri duke drejtuar mjetin “Nissan”, me targë TR 2267 P.

Ndërsa në orën 01:30, arrestohet Eder Paja, 32 vjeç, u kap pa leje drejtimi për mjetin tip “Smart” veture ,me targa AA130JC