Një anketë me të dhëna tronditëse

Një anketë me të dhëna tronditëse

CeMAS, një organizatë gjermane për monitorim, analizë dhe strategji, ka prezantuar rezultatet e një ankete mbi ndikimin e propagandës ruse në Gjermani. Sipas anketës:

■ 40 për qind e gjermanëve janë plotësisht apo pjesërisht të bindur se Rusia me luftën kundër Ukrainës vetëm i është përgjigjur provokimeve të NATO-s

■ 35 për qind e gjermanëve pajtohen plotësisht apo pjesërisht me tezën se Ukraina në thelb është pjesë e Rusisë

■ Brenda Gjermanisë dallimet janë të mëdha: në Gjermaninë Lindore (dikur komuniste) besimi në propagandën ruse është dukshëm më i madh se në Gjermaninë perëndimore

■ Më së paku ndikim propaganda ruse ka te votuesit e Partisë së Gjelbër

■ Më së shumti ndikim propaganda ruse ka te partia e djathtë ekstremiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe te e majta ekstreme “Die Linke”

■ 44 për qind e gjermanëve janë plotësisht apo pjesërisht të bindur se Vlladimir Putini është duke luftuar kundër një “elite globale”, e cila “i tërheq penjtë nga prapaskena”. Në prill një përralle të tillë i besonin 12 për qind e gjermanëve

■ Një gazetar i mediumit “Spiegel Online” në lidhje me rezultatet e anketës shkroi: “Kjo është një gjetje mbi gjendjen shqetësuese mendore të shumë njerëzve në vendin tonë – gjendje të cilën e konsideroj tronditëse dhe pikëlluese”. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/11/2022 10:06

    Normal qe e verteta eshte se Nato provokoi dhe prishi nje mareveshje te nenshkruar ne renien e komunizmit , dhe sa per propagande ne pervec tv dhe mediave perendimore nuk degjojme tjeter se ata i kane ne dore te gjitha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë