Artisti, Lekë Negri, kandidat për deputet në Tiranë, me partinë Lëvizja për Ndryshim, thotë se Jozefina Topalli është vetë PD dhe është pjesa e papërlyer e të djathtës shqiptare. Në një intervistë për Report TV, Negri u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë të djathtën e pastër dhe jo atë të rremen dhe shtoi se Lëvizja për Ndryshim do të jetë faktor për një qeveri jo monopol.
‘Zonja Topalli është vetë PD, arritjet e PD-së janë pjesë e zonjës Topalli, është një pjesë e papërlyer e të djathtës shqiptare dhe këtë e shoh tek Partia Lëvizja për Ndryshim. Ne nuk kemi mesazhe përça dhe sundo. Besoj se elektorati po nuk reagoi këtë vit nuk reagon më, të votojnë të djathtën e pastër shqiptare dhe jo të djathtën e rremë. Kemi përshtypjen se mund të jemi një faktor i rëndësishëm për një qeveria jo monopol.’- tha Negri.
Lekë Negri tha se ftesa për të marrë pjesë në parti i erdhi nga vetë kryetarja e partisë, Jozefina Topalli dhe shtoi se të gjithë kandidatët që janë pjesë e kësaj partie janë me integritet dhe se nuk janë një parti klienteliste.
Po ashtu Negri tha se nëpër rrethina të Tiranës, qytetarët kanë frikë që të shprehen lirshëm pasi ndihen të rrezikuar për vendin e tyre të punës.
‘Njerëzit kanë pak frikë duket dukshme që është një frikë, nuk kanë mundësi të flasin. Duket sikur jemi kthyer në 1944. Kanë frikë se mos humbin vendin e punës, kanë probleme edhe me pjesën e ekonomisë. Ne nuk ofrojmë para, ne nuk jemi parti klienteliste, ne nuk ofron vende pune, ne ofrojmë ndryshimin në bazë të personaliteteve që përfaqëson gjithë secili. Pjesa jonë është e fokusuar tek rinia dhe tek ekonomia. Pritshmëritë dhe feedback e kemi pozitiv. E përkthyer në mandate nuk mund të parashikoj se sa do të marrim, por feedback është pozitiv, i takon elektoratit që të vlerësojë. Po bëhet një punë kolosale dhe që ka një ndikim të lartë me elektoratin. Jemi figura të pastra të pakorruptuar, kam përshtypjen se do të jemi faktor.’- tha Negri.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm
14 Janar, 15:21
-
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit
20 Nëntor 2024, 16:54
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor 2024, 18:28
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor 2024, 16:20
-
Zgjedhjet 2025/ Topalli, Spaho e Baçi jashtë drejtimit! Ja lëvizjet brenda PD-së! I qëndruan pranë në ditët më të vështira, si u spostuan mbështetësit e Berishës
5 Shtator 2024, 16:50
-
Rithemelimi shpërblen Bardhin e Gjekmarkajn me postin e nënkryetarit, Këshilli miraton ndryshimet mes debatesh! Tabaku refuzon Berishën
5 Mars 2024, 15:42
-
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
11 Janar 2024, 10:16
-
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
2 Dhjetor 2023, 11:25
-
Shit-blerje votash për deputetin Bledion Nallbati në zgjedhjet e 2021, SPAK dërgon për gjykim dy persona
13 Tetor 2023, 09:39
-
Cindy Marina feston ditëlindjen, urimi i Jozefina Topallit merr gjithë vëmendjen
18 Korrik 2023, 21:07
Eshte i dyti koment qe ju redaktoret nuk ma beni publik sot .i pari per juri kim,i dyti per Jozin.puna juaj ,por ai qe mban pergjegjesi jam une dhe jo gazeta.ose mbylleni kete rubrike.
PërgjigjuNuk te njoh.ti mund te jesh i paster,por mos merr persiper Jozin.Fakti i pare ,merr persiper mbrojtjen e figures se sali Berishes.Fakti i dyte.kryetare e kuvendi.shperdoron postin me trafik inflyence ,duke derguar ne france si diplomate vajzen dhe dashnorin e saj ,te fejuari thuhej.Nderkohe qe ata ,paguar me rroge diplomati vazhdonin studimet universitare.pra nuk eshte aq e paster sa duket.
Përgjigju