‘Një baba s’mund të bëhet prokuror’, deputeti Rrahman Rraja reagon pas arrestimit të të birit

‘Një baba s’mund të bëhet prokuror’, deputeti Rrahman Rraja reagon pas arrestimit të të birit

Deputeti i PS, Rrahman Rraja

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja reagon përmes një statusi në Facebook në lidhje me çështjen për të cilën është arrestuar i biri. Ai deklaron prerë se kjo çështje s'ka lidhje me detyrën e tij si politikan dhe fton drejtësinë të hetojë deri në fund.

Duke i mëshuar faktit se një baba s'mund të bëhet prokuror, Rraja distancohet nga çdo lloj kërcënimi apo presioni ndaj oficerit Nuhu për të mbyllur çështjen në ngarkim të djalit të tij. Ai thotë gjitashtu se me familjen e Xhisielës, familaj e tij ka marrëdhënie miqësore që nuk kanë për të ndryshuar.

Pak orë më parë, pas një takimi me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, Rexhep Rraja deklaroi publikisht se s'kishte ndërmend të largohej nga Partia Socialiste.

 

Reagimi i plote

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj: 

1. S'kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite. 

2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund. 

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten. 

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Deputeti i PS, Rrahman Rraja

Djali i tij, Rexhep Rraja u arrestua dje me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës Xhisiela Maloku me të cilën është ndarë në korrik të 2018-ës. Çështja e Xhisielës trazoi politikën, pasi denoncimi i saj u zbulua rreth tre muaj më pas, kur ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu nga arratia, akuzoi publikisht se ishte kërcënuar me jetë për të liruar djalin e deputetit. Në fakt, Nuhu, nuk ka kryer disa prej detyra bazike të lëna nga prokurorja Kapo në rastin e ndalimit të Rexhep Rrajës. Ish-oficeri ka injoruar shtatë nga 11 detyrat që prokurorja ia kishte deleguar atij për t'i trajtuar, ndërsa më pas është detyruar t'i kryejë vetë me oficerët e saj. 

Një nga detyrat që ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje që çoi në arrestimin e Rexhep Rrajës është dhe ballafaqimi mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës. Ky ballafaqim është bërë në një nga zyrat e Prokurorisë së Krujes dhe që është përgjuar nga prokuroria. Përgjimi ambiental është kryer në një moment tensioni mes dy të rinjve në Prokurorinë e Krujës. Gjatë debateve të bëra sëbashku, biseda që janë përgjuar nga akuza, Rraja pranon se e ka përndjekur për një kohë të gjatë vajzën dhe e ka rrahur. Njëherësh, janë sekuestruar tabulatet telefonike dhe nëe sërë mesazhesh në aplikacionin Ëhatsapp të shkëmbyera mes vajzës dhe Rrexhep Rrajës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 01/10/2018 14:51

    Qe te behesh prokuror duhet te besh shkolle, te jesh figure e paster ligjore dhe morale. Ti nuk i ke asnjeren prej ketyre. Baba biologjikisht je bere, por prind nirmal huk mund te jesh kurre. Ate gen keni ske ci ben, bari nuk behet lis dhe as pisi fis.

    Përgjigju
  • Artur: 01/10/2018 14:22

    hipokrit ,injorant,frikacak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI