Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, deklaron se ka zbuluar një "Babale" edhe në Lezhë. Përmes një postimi në Facebook, ligjvënësi socialist shkruan se gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Lezhë, ka konstatuar një person që regjistronte me diktofon mbledhjen. 

Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne! E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente! E turpshme!

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Postimi i Pjerin Ndreut në Facebook:
Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne!  E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente ! 
E turpshme!