Basha i vendosi kusht Gjermanisë, këshilltari i CDU-së: Meta, demokrat i vërtetë, duhet qeveri tranzitore

Basha i vendosi kusht Gjermanisë, këshilltari i CDU-së: Meta, demokrat i vërtetë, duhet qeveri tranzitore

Martin Henze krah Berishës në njërën nga protestat e opozitës

Martin Henze, këshilltar i CDU-së në Gjermani ka vlerësuar deklaratën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ditën e djeshme për rishikimin e mundshëm të datës së zgjedhjeve, por edhe gatishmërinë për të lënë mandatin.  “Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime”. Kështu e vlerëson Presidentin e Shqipërisë, Martin Henze.

Gjithashtu ai ka bërë apel për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të përgatiste zgjedhjet lokale. "Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë. Qeveria duhet ti përmbahet Kushtetutës dhe se është e rëndësishme të krijohet një qeveri tranzitore, kështu do mund të stabilizohet shteti dhe të organizohen zgjedhjet vendore" tha Henze.

Por kush është ai? Henze ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e programit ekonomik të PD-së, ndërsa ka qenë edhe pjesë e një proteste të PD-së, atë të 16 marsit para Kryeministrisë.

Pas kërkesës së grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për negociata pa kushte, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendos si kusht për të pranuar ndërmjetësimin e Gjermanisë, largimin e kryeministrit Edi Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 25/05/2019 11:44

    Po te shikosh profilin e Henzes ne LinkedIn, ia merr MOnes dhe Lulit ne kthese per nivelin e te qenit opozitar me Ramen, I ka rene ne koke per cik Lufte

    Përgjigju
  • ERP: 25/05/2019 11:27

    Meta hajdut i vertete. Cdo dite e me shume po i afrohet hekurave, me hapa gjigande.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja