Një ditë e logopedistit në ditën e Logopedisë

Një ditë e logopedistit në ditën e Logopedisë

Foto ilustruese

Logopedia është shkenca mjekësore e cila merret me studimin, evidentimin, diagnostikimin, vlerësimin si dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, komunikimit, zërit dhe gëlltitjes tek fëmijët dhe adultët.

6 Marsi është Dita Europiane e Logopedisë. Është caktuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin rreth fushës së logopedisë.

Duke ju referuar vetes po ju tregoj një ditë pune të logopedistit.

Dita ime nis në orën 9:00 ku i pari është një pacient i vogël me Implant Koklear, J… ka vetëm tre muaj që është implantuar dhe sapo ka filluar të prodhojë tingujt e parë. Tani ai degjon dhe diferencon zhurmat e bardha, emocionet, tingujt e kafshëve. Por a shkoi e gjitha ora vaj me J…? Unë e them shpesh që ne të dy jemi “dashuri dhe urrejtje”. J… po rritet është katër vjeç dhe ngandonjëherë do edhe të luajë më tepër dhe se kupton pse Ana bën nga bën dhe e nxjerr në ushtrime për dëgjimin dhe të folurin. Mbaron ora e terapisë dhe më duhet të informoj prindin se si shkoi ora dhe me cilat ushtrime mund t’ia punojnë në shtëpi apo kopësht.

Në orën 10:00 vjen A…. Ai qan në fillim, por sapo futet brenda derës qesh dhe më bën me shenja sikur do të më thotë që: “se kisha me ty Ana por mendova pak presion do i bënte mirë mamit të më blinte një çokollatë.” A… është me Implant koklear gjithashtu dhe sot më në fund tha emrin e tij dhe qeshtë pafund sikur po thoshte fjalinë më të gjatë në botë. A… ka qënë sfidë më vete përgjatë këtij viti pasi mbart mbi supe një sindromë genetike e cila na bëri shumë skeptik për ecurinë e tij në fillim, por po ja dalim pak e ngapak.

Në orën 11:00 kam një vajzë 16 vjece me belbëzim sa herë më hyn në derë vjen me një buzëqeshje rrezëllitëse. Nuk ka shumë që ka filluar terapinë dhe ende është pak kokëfortë për pranimin e belbëzimit, por në terapi vjen me dëshirë.

Pas saj vjen Ç.., implant koklear përsëri, 38 vjeçe ka humbur dëgjimin tre vite më parë. Implantin e vendosi dy muaj më parë por nuk ishte e informuar që duhet të ndiqte seanca me logopedistin edhe pse komunikon. Kishte menduar që dëgjimi do i kthehej menjëherë pas vendosjes së implantit, në fillim e zhgënjyer dhe me frikën se aparati nuk punonte por sot u sqaruam, informuam se përse na duhej terapia logopedike dhe mendoj se ja dola t’i rris besimin që do arrijë të dalë nga kjo zymtësi e heshtur.

Në orën 14:00 vijnë dy cunat më simpatike të mitë (në fakt të gjithë fëmijët që ndjek unë janë shumë të bukur) O… dhe E… janë të diagnostikuar me belbëzim (çrregullim i mosrrjedhëshmërisë së të folurit).Mu mbushën sytë me lot kur një nga kolegët e mi i pyeti se përse vinë tek unë?!… Unë belbëzoj i tha O… 7 vjeçari i vogël dhe më pas E… 12 vjeç e pyet kolegun tim … A e di çfarë është belbëzimi?! Edhe sot ja dolën ta menaxhojnë shumë mirë belbëzimin djemtë.

Dhe vazhdojmë orën 16:30, ah kam një kacurrels të vogël 2 vjeç e gjysëm. Sa herë që realizoj seancat me të më bën të kuptoj edhe më shumë pse ndërhyrja e hershme është çelësi i suksesit. Fjalori i kacurrelsit të vogël kur erdhi në ishte bosh dhe tani vetëm flet e flet papushim, më gëzon pafund në çdo fjalë dhe fjali të re që ai shton.

Punën e mbylla me D…. Erdhi sot për herë të parë në terapi, është 3 vjeç flet por fjalët janë fare të pakuptueshme nga pjestarët e familjes. I vogli në fillim kish frikë po sapo u miqësua filloI menjëherë nga “puna”. Ai ka harkun dentar të dëmtuar dhe nuk arrin dot të bëjë as fryrjen. Por nga fundi me nja dy copa letre të vogla e dini që ja doli t’i frynim ashtu gjysma gjysma. Në heshtje po mendoja: “të jesh logoped duhet të jesh edhe fëmijë edhe i rritur njëkohësisht.” Logopedia është e bukur ka lodhje por të fal kënaqësi pafund në të gjithë hapësirën e moshave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës