VLORË- Një ditë pasi u gjobit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Bashkia e Vlorës nuk ka reflektuar dhe panorama me mbetjet nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Report Tv ka bërë një vëzhgim në rrugët e qytetit bregdetar, që është më i frekuentuar këto ditë pushimesh dhe koshat e mbeturinave vijojnë të jenë plot, aq sa janë derdhur edhe në rrugë.

Vlora me bukuritë e jashtëzakonshme natyrore që ofron, në kulmin e sezonit turistik, është shëmtuar për shkak të rrugëve ku janë pirgje me mbeturina që nuk i pastron Bashkia.

Kjo Bashki ka qenë ndër më problematiket, e përmendur edhe më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka “tërhequr veshin” Dritan Lelit.