Një ditë para protestës, Basha: Zgjedhje false pa opozitën nuk do të ketë (VIDEO)

Në kuadër të protestës së 13 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Fier, ku ka theksuar se "zgjedhje false pa opozitën nuk do të ketë".

Në fjalën e tij para fierakëve, Basha i ftoi që t'i bashkohen protestës së nesërme, duke theksuar se sot çdo kush e ka të qartë që Rama ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Shqipëria do të ketë një ndryshim rrënjësor me ardhjen në PD në pushtet, ishte një nga premtimet e kryedemokratit, duke thënë se do të jetë ai përgjegjësi për realizimin e një shteti që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.
Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.
Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë"
, tha Basha.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 12/04/2019 16:17

    Ik more mut,kussh te pyet ty maa ??? Ty ste pyet as gruej jote o budall hajdit tipik. Qeveri legjitime,zgjedhje do kete e keto do jene legjitime,ju rrini rrugve si zagar endacake.

    Përgjigju
  • ledi: 12/04/2019 15:54

    Lul ta kan ven teneqen dhe ste pyesin as nderkomvetaret dhe as ketu.Rri urte dhe mos bej luanin prej kartoni ,se po te vjen dita ne u gjyku per krime badhke me bacen.E shkaterrove PD, por shtetin se shkaterron dot se brinjet do ju thyej policia po perdoret dhune.Zgjedhjet do behen pa ty dhe pa Moniken dhe se luan topi or toc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare