Ditën e nesërme, në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Kryesocialisti Rama largoi sot 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.

Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt. 


Lajmi kryesor:

Asambleja/ Rama ndryshon drejtuesit e 6 qarqeve! Konfirmohet Balluku, ikën Spiropali! Tiranën e merr Balla! Dy ministrat e rinj, Karakaçi në Shkodër e Nufi në Lezhë