FK Partizani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani.

Një ditë më parë, Klubi i kuq njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Dritan Mehmetin. Nuk pati arsye për largimin e Mehmetit, por me shumë mundësi lidhet me dështimin për të kaluar në Conference League. Ndeshja e fundit e Partizanit me Bylisin, ndonëse miqësore, përfundoi me humbje me rezultatin 3-0.